Agjencia Zhurnal.mk.

Seanca për besimin e Qeverisë mbahet të enjten

Shkup, 8 nëntor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se është parashtruar Kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.

“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë”- thuhet në komunikatën e Kuvendit, duke shtuar se për të gjitha hapat dhe procedurat, si edhe deri tani, përfaqësuesit e mediumeve do të informohen përmes shërbimeve përgjegjëse në Kuvend.

Related posts

U largua nga Drita, Arago Jamal prezantohet te skuadra nga Azerbajxhani

Redaksia

Vetoja bullgare/ Musliu: Ndryshimet në Kushtetutë mund të zgjasin së paku 6 muaj

Xh M

Daja: Nesër luajmë ndaj ekipit më të fortë të grupit, por kemi përgatitur strategjinë për t’ua vështirësuar gjërat

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More