Shkup, 13 shtator – Seanca kryesore në rastin “Titanik”, e caktuar për nesër, është shtyrë për shkak të vendimit të marrë për izolim, konform protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, kumtoi sot Gjykata Penale Themelore në Shkup.
Siç theksohet në komunikatë, seanca për këtë rast është ricaktuar për më 22 shtator.
Njëherit, është caktuar edhe seancë për lëndën, e njohur për opinionin si “Parcelart në Vodno”, ku përfaqësuesi i prokurorisë është i njëjti prokuror publik.