Agjencia Zhurnal.mk.

Seanca e 189 e Qeverisë, ja vendimet

Shkup, 3 tetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip të punës që do të tenton të krijon zgjidhje për problemet e paraqitura nga Sindikata e prokurorisë dhe gjyqësorit në Maqedonisë. Ky ishte edhe një premtim i ministrit Krenar Lloga ndaj punëtorëve që protestuan.

“U shqyrtua dhe miratua Informacioni nga Ministria për Drejtësi për gjetjen e zgjidhjes rreth kërkesës dhe gjendjes aktuale të konstatuara nga ana zyrtarëve dhe punonjësve të gjyqësorit dhe prokurorisë në organet e administratës shtetërore”, njoftoi Qeveria.

Përmes krijimit të këtij grupi punues, që pritet të formohet brenda shtatë ditëve, sindikalistët që protestuan pritet të shprehin kërkesat e tyre, ndërsa sistemi gjyqësor të punon pa ndërprerje. Në këtë grup, Qeveria pritet të përfaqësohet nga ministri Krenar Lloga, Fatmir Besimi, Azir Aliu dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Në seancën e 189-të u vendos të merren masa parandaluese pas njoftimeve për rritjen e pranisë së madhe të arushave në Mavrovë dhe Rostushë. Masat u propozuan nga Ministria për mjedis jetësor dhe Ministria për Bujqësi.

Related posts

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodër të Diellit

D V

Këshilli i 30-të ministror i OSBE-së në Shkup (drejtpërdrejt)

D V

Aeroplani i Lavrovit ka ardhur në Shkup përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk ka lejuar fluturimin për shkak të Zaharovës

D V