Agjencia Zhurnal.mk.

Scooter Braun është ndarë nga bashkëshortja Yael Cohen

Manjati i muzikës, Scooter Braun, është ndarë nga gruaja e tij prej shtatë vjetësh, sipas Page Six.

 

Burimet thonë se Braun – i cili e bëri të famshëm Justin Bieber dhe u fut në një ‘luftë’ me Taylor Swift – thuhet se ka bërë një pauzë prej bashkëshortes.

Burimet theksojnë se megjithë thashethemet e vazhdueshme aktualisht nuk kanë plane që të divorcohen.

Yael Cohen Braun dhe Scooter Braun thuhet se janë ndarë (Foto: Matt Winkelmeyer/ Getty Images)

“Ata janë miq”, tha burimi.

Ata janë ende duke jetuar bashkë.

Burimet shtuan se ndarja e tyre ka qenë e njohur për miqtë për më shumë se një muaj.

Ata raportohet se filluan të dilnin në vitin 2013 dhe kanë tre fëmijë: Jagger, gjashtë vjeç, Levi, katër dhe Hart, dy vjeç.

Yael Cohen Braun dhe Scooter Braun thuhet se janë ndarë (Foto: Matt Winkelmeyer/ Getty Images)

Yael është themeluese e fondacionit F-k Cancer.

Scooter gjithashtu është menaxher edhe i yllit të muzikës pop, Ariana Grande. 

Related posts

Është 40 vjeçe dhe Paris Hilton thotë se nuk ka përdorur asnjëherë botoks apo mbushës të ndryshëm

D V

Beatrix Ramosaj nis pushimet, tregon linjat perfekte në bikini (FOTO)

R Zh

Stresi publikon projektin e ri “A t’ka marr malli”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More