Agjencia Zhurnal.mk.

Scholz paralajmëron Perëndimin: Duhet të shmangim një Luftë të re të Ftohtë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar perëndimin që të shmangë krijimin e kushteve për një Luftë të Re të Ftohtë që mund ta ndajë botën në “blloqe”.

Në një opinion të shkruar për Foreign Affairs, botuar sot, kancelari bën thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.

Teksa veçoi Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë kërcënim për një botë shumëpolare, ai bëri thirrje për një unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.

Për Scholz, perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura.

“Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë evropiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, ndërtuesit e urës brenda Bashkimit Evropian dhe të luajmë rolin e avokatit për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, shprehet kancelari gjerman në artikullin e botuar në “Foreign Affairs”.

Related posts

Rritja vjetore e PBB-së së Tibetit arrin 9.5 për qind gjatë 10 viteve

Z.H

Ursula von der Leyen: Rusia nuk është më një partner i besueshëm

D V

Imazhet satelitore tregojnë 3 vendet ku po grumbullohen trupat ruse

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More