Agjencia Zhurnal.mk.

SBASHK-u i jep 15 ditë afat Qeverisë Kurti, para grevës së përgjithshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse brenda 15 ditëve Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kërkesat e tyre sa i përket Ligjit të Pagave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mundësia e fundit për të pasur një dialog me Qeverinë është ndërmjetësuesi ligjor, i cili e ka për obligim t’i dërgojë Qeverisë një letër dhe të insistojë për dialog.

Ai ka folur edhe për grevën e 20 majit, duke thënë se është analizuar në detaje edhe për hapat e mëtutjeshëm.

“Çështja e ligjit të pagave për ne mbetet ende e panjohur sepse nuk kemi pasur takime me njerëz kompetent që e dinë çfarë po bëhet me ligjin e pagave. Nga ana tjetër në kuadër të BSPK-së ne kemi analizuar protestën e fundit me 20 maj dhe jemi dakorduar se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Duke u bazuar se në ligjin për greva ku thuhet se është obligim i sindikatave se para se të shkojnë në hapin e fundit e që është greve përgjithshme duhet angazhuar ndërmjetësuesi ligjor i cili si i tillë do të dërgojë shkresa në kryeministri me kërkesën që të fillohet me dialogun mes qeverisë dhe sindikatave. BSPK edhe në emrin tonë ka dërguar përmes këtij ndërmjetësuesi shkresë dhe duhet të presim 15 ditë që qeveria t’i thotë po këtij angazhimi ose jo”, ka thënë ai për EO.

Kryesindikalisti nuk është se po i beson aq shumë Qeverisë, duke thënë se kjo e fundit mund t’i ikë dialogut. Jasharaj e konsideron ligjor çdo veprim që do ta ndërmarrin si Sindikatë.

“Nëse i thotë jo atëherë konsiderohet me ligjin e grevave se çdo veprim që e marrim tutje është ligjor. Nëse i thotë po insistimit për dialog atëherë do të fillojë dialogu dhe ne nuk mund të precizojmë se sa mund të zgjasë ky dialog ngase qeveria mund t’i ikë dialogut. Kemi bërë hapin e fundit para grevës së përgjithshme duke respektuar ligjin e grevave. Ne do të marrim vendim me BSKP-në se çfarë do bëjmë tutje. Pas gjithë këtyre veprimeve sindikale protestë dhe grevave të 20 majit, të mendohet dhe të përgatitemi për grevë të përgjithshme por krejt varet sesi do të sillet Qeveria karshi ligjit të grevave që kërkon ndërmjetësim. Afati është që Qeveria brenda 15 ditësh të thotë po ose jo insistimit të ligjit për greva”, ka thënë Jasharaj.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy