Agjencia Zhurnal.mk.

Sasia e nevojshme e jodit për shëndetin e gjëndrës tiroide dhe ushqimet ku mund ta gjeni

Jodi është thelbësor për shumë funksione të organizmit megjithatë ky i fundit as nuk e prodhon dhe as nuk e sintetizon vetë. Mungesa e jodit pengon gjëndrën e tiroides të prodhojë hormone të mjaftueshme për rritjen, metabolizmin dhe shumë procese të tjera të rëndësishme.

Në mungesë të hormoneve, nivelet e energjisë bien ndërkohë që gjendja fizike dhe emocionale e njeriut përkeqësohet.

Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni më shumë për rolin e jodit dhe marrëdhënien e tij me tiroiden.

Përse është i nevojshëm është jodi për shëndetin e tiroides

(Foto: Scvientific Animations)

Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe prodhon hormone T3 dhe T4, të cilat kanë një ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor, zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin. Por, që të prodhojë këto hormone tiroidja ka nevojë për jod.

Ky i fundit ndihmon në nxitjen e hormonit tireostimulues (TSH) për prodhimin e hormoneve T3 dhe T4. Ky proces është shumë i rëndësishëm për tiroiden e shëndetshme. Prishja e ekuilibrave të jodit në organizëm mund të shkaktojë: hipotiroidizëm dhe hipertiroidizëm.

Rreth 70-80 për qind e jodit gjendet në pjesën e qafës ndërsa pjesa tjetër në muskuj, vezore dhe gjak. Të dhënat e organizatave të huaja tregojnë se rreth dy miliardë njerëz në botë rrezikohen nga mungesa e jodit dhe 300 milion të tjerë vuajnë nga problemet me gjëndrën tiroide.

Sasia e nevojshme e jodit për çdo njeri

(Foto: Wellness Trends)

Sasia e duhur e jodit për çdo njeri është në varësi të moshës. Foshnjat deri në gjashtë muaj kanë nevojë për 110 mikrogramë jod në ditë. Fëmijët nga shtatë deri në 12 muaj kanë nevojë për 130 mikrogramë jod në ditë. Fëmijët nga një deri në tetë vjeç kanë nevojë për 90 mikrogramë jod në ditë.

Adoleshentët dhe të rriturit për 150 mikrogramë në ditë ndërsa gratë shtatzëna dhe ato lehonë për 220 dhe 290 mikrogramë jod respektivisht.

Ushqimet më të pasura me jod janë: Alga deti, peshku (merluci, ton i konservuar, goca deti, karkaleca), kripërat e tryezës ‘të jodizuara’, produktet e qumështit (qumësht, djathë, kos), vezët, mëlçia e viçit, mishi i pulës.

Related posts

Fruti ideal për t’u ngrënë në mëngjes

D V

Cila është dieta e duhur në bazë të moshës që e keni

D V

Ushqimet që luftojnë gripin në stinën e dimrit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy