Agjencia Zhurnal.mk.

SASHK: Projekt ligji për rroga është diskriminues dhe lë hapësirë Qeveria vetë të sjellë vlerësime dhe vendime

Shkup, 20 janar – Projekt ligji për rroga në sektorin publik është diskriminues dje antikushtetues. Jo vetëm që e kufizon pjesëmarrjen e sindikatave në sjelljen e vendimeve të Qeverisë, njëherit, e eliminon mundësinë për rregullim të rrogave dhe kompensimeve me marrëveshjet kolektive, reagojnë nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK). Kërkojnë tërheqje të projekt verzionit dhe takim me propozuesin – Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov sot në konferencë për shtyp i paraqiti konkludimet e SASHK-ut se projekt ligji është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i rrezikon të drejtat e punëtorëve.

“Konstatimi i pagesës së kompjnentit shtesë të rrogës dhe kompensimit të rrogës do të sigurohet dhe do të paguhet nëse buxheti siguron mjete, nëse kjo do të thotë se nëse ne punojmë sepse është paraparë me ligj, në një moment dikush vlerëson se në buxhet nuk ka mjete, supozoj ai është ministri i Financave dhe ministri i resorit, atëherë atë që ne e kemi punuar, nuk do të na paguhet?! Definitivisht, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, Rrogat dhe kompensimet e rrogave mund të kufizohen dhe ulen nën kushte të caktuara me këtë ligj, gjithashtu, nëse bëhet vlerësimi se buxheti nuk ka mjete apo se prioritetet e shteteve janë disa veprimtari të tjera, atëherë rrogat mund të ulen, kjo do të thotë se punëtorët nuk do të kenë kurfarë ndikimi, sindikatat nuk do të kenë kurfarë ndikimi”, vlerësoi kryetari i SASHK-ut.

Sipas tij, fakti që metodologjia për analiza të vendeve të punës rregullohet me dekret të Qeverisë sërish i rrezikon dialogun dhe partneritetin social.

Tha se nëse propozim ligji kalon, në atë rast për një periudhë të caktuar kohore do të barazoheshin rrogat më të ulëta me ato më të lartat.

Nëse nuk realizojnë takim me MSHIA-n, siç tha, SASHK-u do të ndërmarrë aktivitete me qëllim që të shprehë pakënaqësi

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy