Agjencia Zhurnal.mk.

Sanohet kanali në “Vërben” të hidrocentalit “Mavrovë”

Mavrovë, 29 Tetor – Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se po sanohet rërshqitja e tokës dhë ndërtohet një kanal i ri betoni, pas dëmeve të shkaktuara të shtatorit në kanalin për akumulimin e ujrave për hidrocentralën Vërben në hidrosistemin Mavrovë.

 

Rrëshqitja e tokës nga shirat e rrëmbyeshëm më 27 Shtator shkaktuan dëmtimin e kanalit të ndërtuar qysh në vitin 1950.

Me leje të Byrosë për furnizime publike, sic njofton EMV-ja, me procedurë të shpejtë një firmë ndërtimore nga Tetova është zgjedhur kryerës i punëve, që tashmë ka nis punën në terren dhe sipas vlerësimeve duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Hidrocentrali Vërben, sic thonë nga EMV-ja, gjatë gjithë periudhës është funksionale, ku ujrat vijnë nga kanale tjera, derisa uji që nuk mund të mbërrijë përmes kanalit që është në riparim e sipër, arrinë nga lumi Radika dhe shkon në akumulimin Shpile.

Related posts

Cilat do të jenë prioritetet gjatë kryesimit të RMV-së me OSBE-në në vitin 2023?

Z.H

Qeveria siguron 100 milion euro për energji elektrike, ujësjellës dhe kanalizim

Z.H

MSH: Rivaksinohen gjithsej 45 për qind e qytetarëve të rritur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More