Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 61 shoferë në territorin e Qendrës në Shkup

Shkup, 20 tetor – Gjatë ditës së djeshme në harkun kohor nga ora 17:00 deri më ora 21:00, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Departamentit të Policisë së Uniformuar-Byroja e Sigurisë Publike dhe Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor në komunën Qendër të Shkupit, realizuan kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik, njoftoi MPB.

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 61 shoferë, prej tyre gjashtë për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë shoferë për mosposedimin e vërtetimit mejkësor gjatë kryerjes së transportit publik të udhëtarëve. Poashtu janë shqiptuar dymbëdhjetë masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, katër gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit… Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat janë shqiptuar gjoba përkatëse.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. 

Related posts

MPB: Është zbardhur vrasja e 76-vjeçarit në Kriva Pallankë, është arrestuar një 27-vjeçar

D V

Në territorin e tërë shtetit shqiptohen 500 kundërvajtje në trafik

D V

Një shtetas polak është kapur pranë liqenit Treska me drogë pa dokumentacion të rregullt

D V