Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 352 shoferë në Shkup, 108 për vozitje të shpejtë

Shkup, 24 gusht – Në kontrollin e policisë rrugore dje në territorin e Shkupi janë gjobitur 352 shoferë, prej të cilëve 108 për ngasje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Siç informoi MPB-ja, 28 sanksione janë shqiptuar për ngasje pa patentë shoferi, 32 për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.

“Janë shqiptuar edhe tre gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), 20 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 14  gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftoi MPB-ja.

Related posts

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M

Estonia: Prezenca e Lavrovit në Shkup, “cirk”

Xh M