Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 249 drejtues të automjeteve në Shkup, 105 për vozitje të shpejtë

Shkup, 4 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit i ka sanksionuar 249 drejtues të automjeteve, në mesin e së cilëve 105 për vozitje të shpejtë, ndërsa 11 për vozite pa patentë shoferi. Janë shqiptuar 56 sanksione për shkelje që i kushtojnë drejtuesve të motoçikletave.

 

“Janë shqiptuar 19 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 për automjete të paregjistruara, pesë për përdorimin e celularit, katër për kalim në semafor të kuq, 36 sanksione për parkim jo të drejtë”, kumtoi MPB.

Që atje paralajmërojnë se edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara të komunikacionit dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për, siç thonë ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Svilanoviq: Ballkani i hapur nuk është garë e Forumit të Investimeve të Odës

Z H

Përfundon takimi i Zaevit me Ahmetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

D V

Veterani i UÇK-së nga Kumanova: Fëmijëve s’po mundemi t’ja sigurojmë kafshatën e bukës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More