Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 244 vetura të parkuara jashtëligjshëm në territorin e Komunës Qendër

Shkup, 11 janar – NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e trafikut në Shkup sanksionuan 244 vetura të parkuara jashtëligjshëm për shkak të pengimit të zhvillimit normal dhe të sigurt në komunikacion.

 

Siç informojnë nga ndërmarrja publike në periudhën prej 27.12. deri 09.01.2022, me ndihmën e automjeteve speciale “Karrotreci” nga NP PKQ ishin mënjanuar 122 vetura të parkuara jashtëligjshëm, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “Blokator” janë sanksionuar 122 automjete të cilët ishin gjetur në zonat rezidente, ndërsa nuk ishin shfrytëzues rezidentë në të cilët ishin parkuar.

“Për zgjidhje të përhershme të rrëmujës në komunikacion dhe problemit me parkimin e jashtëligjshëm nevojitet kulturë më e madhe në komunikacion, për këtë NP PKQ dhe SPB Shkup në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjithë automobilave të parkuar në mënyrë të jashtëligjshme në Komunën Qendër me qëllim të ngritjes së vetëdijes në komunikacion në nivel më të lartë dhe të rritet siguria në komunikacion”, njoftojnë nga PKQ.

Related posts

Raportohet e zhdukur një e mitur në Viti

D V

Dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion, arrestohen pesë persona në Prishtinë

D V

Në Shkup 132 kundërvajtje në komunikacion

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More