Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 181 shoferë në Shkup, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik në territorin e qytetit të Shkupit, me çka sanksionoi 181 shoferë.

Siç informojnë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 sanksione, prej të cilave gjashtëdhjetë e gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tetë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.

Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave, njëzet e nëntë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB.

Related posts

Një i mitur nga Kriva Pallanka ka sulmuar policët

Xh M

Digjen dy vetura në Shkup

Xh M

Arrestohet 36-vjeçari, sulmoi me armë një person në një lokal në rrugën “Qemal Sejfulla”

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy