Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksionohen 167 shoferë për vozitje të shpejtë

Shkup, 23 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast ka sanksionuar 167 shoferë.

Siç informon MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se ajo e lejuar. Kështu, 75 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 92 jashtë vedit të banuar.

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”.

Related posts

Fqinji rrahu fqinjën, bashkëshortja e tij në mënyrë agresive sillet ndaj policëve

Xh M

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

D V

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë, ka hyrë ilegalisht në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky