Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditë së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 160 shoferë.
Prej tyre, siç njoftojnë nga MPB-ja, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 87 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 73 jashtë vendbanimit.
Prej MPB-së njoftojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.