Agjencia Zhurnal.mk.

Sanksione për 225 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt për një javë në Komunën e Qendrës

Shkup, 20 nëntor – Ndërmarrja publike “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe pushteti vendor, në bashkëpunim me Policinë e komunikacionit – Shkup, ka shqiptuar sanksione për 225 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, të cilat kanë penguar qarkullimin normal.

“Në periudhën nga 13 deri 19 nëntor, me ndihmën e mjeteve speciale “karrotrec” të NP “PKQ”, janë larguar 130 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa duke vendosur një pajisje mekanike “bllokues”, sanksionet janë shqiptuar për 95 automjete, që janë gjetur në parkingje rezidente, dhe nuk kanë qenë përdorues – banorë të sektorit ku kanë qenë të parkuara”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M