Agjencia Zhurnal.mk.

Sanfeji: Inflacioni do të vazhdojë të bjerë, të punohet në reformat

Shkup, 3 tetor – Stabiliteti financiar i ekonomisë maqedonase ka qenë i fortë dhe thellësisht i forcuar në vitet e kaluara. Bankat janë të kapitalizuara mirë, fitimprurëse, niveli i kredive jofunksionale është mjaft i ulët, kështu që ne nuk shqetësohemi për stabilitetin e sistemit financiar të këtij vendi, shprehet për MIA-n Peter Sanfej, zëvendëskryetar i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sanfeji është i sigurt se inflacioni do të vazhdojë të ulet, duke vlerësuar se Banka Popullore është përgjigjur me kujdes me një qasje të kujdesshme duke rritur normat themelore të interesit si mënyra më e mirë për të ulur inflacionin.

“Kemi pasur rritje shumë të konsiderueshme të investimeve tona në vitin 2022 dhe vazhdojmë të angazhohemi në një varg projektesh në shumë sektorë të ekonomisë së bashku me këshillat për politika”, shprehet zëvendëskryetari i BERZH-it, me të cilin biseduam gjatë Konferencës ndërkombëtare hulumtuese të Bankës Kombëtare, që u mbajt javën e kaluar në Shkup.

Në vazhdim biseda me video material:

Inflacioni i rritur është sfidë globale. Autoritetet në shumicën e ekonomive përballen me këtë. Cilat janë pritshmëritë tuaja për kohëzgjatjen dhe ndikimin e kësaj sfide?

– Kjo ka qenë sfidë shumë e vështirë për ekonominë globale në dy vitet e fundit. Kemi parë që inflacioni po rritet me të vërtetë në pothuajse të gjitha ekonomitë. Por, unë jam krejtësisht i bindur se normat e inflacionit kanë arritur kulmin tani, është në një trend të rënies në nivel global dhe mendoj se kjo reflekton reagimin e përqendruar dhe me kohë nga bankat qendrore, e gjithashtu edhe nga shtetet, kështu që unë jam i bindur se inflacioni do të vazhdojë të bjerë në muajt e ardhshëm.

Si përgjigje ndaj inflacionit të përhapur, tani po shohim episodin më të sinkronizuar të shtrëngimit monetar në histori. Banka jonë qendrore nuk bën përjashtim. Cili është vlerësimi juaj për politikën monetare të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut si përgjigje ndaj sfidës së inflacionit?

– Mendoj se Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu përgjigj në mënyrë adekuate sfidave të inflacionit. Duhet të kujtojmë se Maqedonia e Veriut është një ekonomi e vogël e hapur dhe për këtë arsye e prekshme nga goditjet inflacioniste që kanë goditur ekonominë globale, por unë mendoj se Banka Popullore është përgjigjur me kujdes me qasjen e saj të kujdesshme duke rritur normat e interesit që ne e dimë se janë ndoshta mënyra më e mirë për të ulur inflacionin, dhe tani po fillojmë të shohim suksesin e kësaj, inflacioni është kthyer në një nivel njëshifror dhe jam mjaft i sigurt se do të vazhdojë të bjerë në muajt e ardhshëm.

Stabiliteti i sektorit financiar është thelbësor për zhvillimin ekonomik. Cili është mendimi juaj për stabilitetin financiar të ekonomisë maqedonase?

– Me kënaqësi mund të them se stabiliteti financiar i kësaj ekonomie është i fortë dhe mendoj se është forcuar thellësisht vitet e fundit. Shohim se bankat janë të kapitalizuara mirë, fitimprurëse, niveli i kredive jofunksionale është mjaft i ulët, ndaj nuk shqetësohemi për stabilitetin e sistemit financiar të këtij vendi.

Çfarë mbështetje mund të presim nga BERZH në periudhën e ardhshme?

Mund të prisni që BERZH të vazhdojë të jetë partner shumë i fortë i Maqedonisë së Veriut në vitet e ardhshme. Kemi investuar në mënyrë aktive në këtë vend gjatë tre dekadave të fundit. Kemi pasur rritje shumë të konsiderueshme të investimeve tona në vitin 2022 dhe vazhdojmë të angazhohemi në një varg projektesh në shumë sektorë të ekonomisë së bashku me këshillat për politika, ndërsa kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Cili do të jetë çelësi për qëndrueshmërinë e ardhshme të stabilitetit makroekonomik të vendit?

Mendoj se çelësi për forcimin e qëndrueshmërisë do të jetë avancimi i reformave që do ta sjellin këtë vend më afër qëllimit të tij përfundimtar për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Related posts

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy