Agjencia Zhurnal.mk.

Samsung ka patentuar një dizajn të pazakontë të një smartphone

Samsung ka patentuar dizajnin e pazakontë të smartfonit në formë L, i cili ka një ekran të palosshëm. Është një ekran fleksibël që hapet anash, dhe kur është në “pozicion të mbyllur”, është i përkulur/palosur drejt pjesës së pasme të pajisjes.

Karakteristikat e ofruara për këtë pajisje të kujtojnë LG Wing, pasi ekrani dytësor i Wing ndonjëherë përdorej për të hapur aplikacione dytësore në një dritare më të vogël ose për të shfaqur informacione shtesë gjatë lojës, shikimit të videove dhe të ngjashme. Smartphone mund të përdoret drejt ose anash me një ekran ndihmës që hapet majtas ose lart.

Meqenëse ekrani përkulet prapa, ai mund të përdoret pjesërisht për të gjetur fushën e shikimit për kamerat e pasme. Sipas skicave, janë tre kamera dhe një blic LED, por nuk ka detaje rreth tyre.

Dihet se ka një bateri me dy pjesë dhe ekrani i palosshëm do të jetë prej xhami ultra të hollë UTG të Samsung, e njëjta shtresë mbrojtëse e përdorur për telefonat Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3 të Samsung.

Një nga sfidat e këtij dizajni do të ishte inkorporimi i një menteshë të varur në pjesën e brendshme të pajisjes për të përkulur ekranin rreth tij. Ky lloj mentesha kërkon hapësirë, kështu që kjo mund të jetë arsyeja për baterinë me dy pjesë.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se shpesh kompanitë i patentojnë pajisje të cilat nuk i prodhojnë më vonë dhe fati i kësaj pajisjeje mbetet për t’u parë. 

Related posts

Video-lojërat me luftëra: Teknologjia që po ndihmon avancimin e ushtrisë

D V

Elon Musk blen Twitter-in

D V

Shkencëtarët zhvillojnë dorën robotike që do të ushqejë njerëzit me lëndime në boshtin kurrizor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More