Shkup, 26 mars – Fillimi i negociatave me BE-në, në Samitin e Qershorit mund të shënojë lëvizje pozitive, për arsye të mbylljes së mundësive eventuale për vatra të reja krize edhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, marrë parasysh luhatjen e sigurisë në hapsirën evropiane pas konfliktit të armatosur në Ukrainë, thotë opinionisti, Latif Mustafa.
“Besoj që në Samitin e Qershorit do të ketë diçka shumë më konkrete se deri më tani çfarë ka ndodhur në lidhje me datën e bisedimeve, por që mbetet të shihet. Megjithatë, BE ka rregulla strikte dhe gjithçka ka të bëjë me përmbushjen e rregullave afatizuese. Jam i bindjes se lufta në Ukrianë do ta përshpetojë në njëfarë mënyre ngjeshjen e frontit euro-perendimor, karshi ndikimit rus në Ballkan” – tha opinionisti, Latif Mustafa.