Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pragë për samitin e 44 udhëheqësve të Europës.
Rama tha para takimit se shpreson mos të ketë më periudha krizash, e rrjedhimisht të mos kryhen mbledhje të tilla. Ai shtoi se Shqipëria është një ndër vendet më të rëndësishme në Ballkan, dhe pavarësisht se nuk është anëtare e BE-së, shqiptarët janë evropianë.
Rama: Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europian.
Pyetje: Kush është vlera e shtuar nga komiteti politik Evropian për Shqipërinë?
Rama: Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë.