Agjencia Zhurnal.mk.

Samiti i nesërm është njohje për rëndësinë e rolit të cilin Maqedonia e Veriut e luan në Aleancë

Shkup, 21 nëntor – Deri më tani vizitova vende partnere, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë dhe gjithsesi Kosovën, ndërsa tani jam te një aleat i NATO-s, vend i cili është anëtar i NATO-s dhe është më se e natyrshme që ky të jetë vendi ku do ta mbajmë atë takim të madh me shefat e shteteve dhe qeverive nga aleatët e tjerë të NATO-s në rajon. Kjo është në fakt njohje për rëndësinë e rolit të cilin Maqedonia e Veriut e luan në këtë Aleancë dhe tregon se sa ne e çmojmë faktin se ju jeni anëtare e plotfuqishme, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për media sonte me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. 

Në pyetjen e gazetarëve për arsyen e fjalimit të tij para Kuvendit vetëm në Shkup, pas turit të tij në disa vende nga Ballkani Perëndimor, dhe nëse kjo është njëfarë porosie në prag të procesit të ndryshimit të Kushtetutës, dhe çfarë porosie dërgon me atë që takimi i liderëve po ndodh pikërisht në Shkup, Stoltenberg tha se edhe më parë ka folur por për herë të parë flet në Parlament derisa jemi vend anëtar i plotfuqishëm. 

“E tregon rëndësinë e vendit si aleat shumë i çmuar i NATO-s dhe e përfshëndes faktin se Qeveria dhe Kuvendi janë të gatshëm të më presin mua, por edhe që të mbajnë Samitin nesër me liderët e aleatëve të NATO-s në rajon”, theksoi ai. 

Theksoi se e ndjek të gjithë procesin me ndryshimet dhe e përshëndeti vendin për guximin dhe për mençurinë e cila ishte e nevojshme dhe të cilën e treguat që të bëheni anëtare e plotfuqishme e Aleancës. 

“Marrëveshja e Prespës nuk ishte e lehtë, por ishte e mirë për Maqedoninë e Veriut, ishte e mirë për të gjithë rajonin dhe ishte e mirë për NATO-n. Kjo ka të bëjë me sigurinë, por ajo siguri ndihmon në promovimin e prosperitetit, dhe me stabilitet dhe prosperitet, natyrisht, ka shumë më tepër investime, shumë më shumë vende pune dhe shumë më tepër investime të huaja direkte në Maqedoninë e Veriut. Është diçka mes sigurisë dhe prosperitetit që mendoj se u tregua nga fakti që tani jeni një shtet anëtar i plotë i Aleancës”, deklaroi Stoltenberg. 

Related posts

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy