Agjencia Zhurnal.mk.

Samiti i NATO-s me disa sfida të reja

Kriza diplomatike në Bjellorusi, e ardhmja e Afganistanit, marrëdhëniet me Kinën janë disa nga frontet e hapura në samitin e NATO-s në Bruksel.

 

Përfaqësuesit e Bjellorusisë nuk ishin të pranishëm, pas devijimit të avionit për të mundësuar arrestimin në Minsk të një gazetari disident.

Bjellorusia nuk është anëtare e Nato-s, por ka një mision diplomatik pranë aleancës që nga viti 1998. Përjashtimi i saj reflekton indinjatën e liderëve perëndimorë ndaj presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Por vëmendja e aleancës është dhe tek situata në Afganistan, si e pranoi dhe vetë sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ky i fundit u shpreh se vendi duhet të përballet me sfida të rëndësishme, por në fund afganët do ia arrin të marrin përgjegjësinë e plotë për të ardhmen e tyre.

Related posts

Mijëra rusë largohen për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri

Xh M

Europa në alarm për gazin rus, Moska ul furnizimin me 20%

Xh M

Krizë pengmarrëse në një bankë në Bejrut, një person i armatosur kërkon para për operacion

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More