Agjencia Zhurnal.mk.

Samiti i Berlinit/ Gjipali: Fakti që zgjidhet Tirana, vlerësim për rrugën evropiane të Shqipërisë

Samiti i Procesit të Berlinit që mbahet këtë të hënë në Tiranë, është cilësuar si mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë nga Gledis Gjipali i Lëvizjes Europiane në studion e RTSH 24.

Gjipali deklaroi se janë dy aspekte kryesore të samitit, që është ai politik dhe ekonomik.

Sa i përket aspektit politik, Gjipali u shpreh se, mbajtja e Samitit në Tiranë tregon mbështetjen e vazhdueshme evropiane për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shumë i rëndësishëm pasi është hera e parë që bëhet vend jashtë BE-së. Fakti që zgjidhet Tirana është vlerësim për rrugën që Shqipëria ka bërë në procesin evropian dhe pozicionet që ka mbajtur mungesën e konflikteve me fqinjët dhe qëndrim pro evropian në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. Këto element bëjnë që Shqipëria të dallojë dukshëm nga vendet e BP që ka stabilitet, pro-evropiane dhe model për disa nga vendet e rajonit që nuk janë të qartë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Është samit i dytë që mbahet. Vjet samiti bëhej në BE dhe një përsëritje e një eventi të një niveli të tillë, i pari për procesin e Berlinit dhe tregon se ka një mbështetje të fortë evropiane për Shqipërinë dhe kjo tregon dhe me organizimin e këtyre samiteve të rëndësishme në Tiranë.

Janë dy aspekte të rëndësishme të samitit, aspekti politik, që është dhe më i rëndësishmi, që tregon mbështetjen e vazhdueshme evropiane për anëtarësimin e vendet e BP, që duhet thënë se kjo gjithmonë kjo mbështetje ka qenë e qartë. Kjo dhe për faktin e problemeve apo debateve politike brenda vendeve anëtare, politikës së tyre të brendshme e cila shpesh është orientuar dhe kundër zgjerimit”, u shpreh ai.

Për Gjipalin, Bashkimi Evropian përmes Procesit të Berlinit, përgatit vendet e Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e integruar e tregjeve të ndryshme, energjisë, transportit, hekurudhës, mallrave, njerëzve, etj,.

Ai thekson se “Procesi i Berlinit është një prej instrumenteve më të mirë që sjell këtë dialog politikë të nivelit të lartë”.

Fakti që tashme kemi një angazhim përmes procesit të Berlinit ku vendet anëtare janë drejtpërdrejtë të angazhuara politikisht, tregon që përforcojnë këtë mbështetje për vendet e BP.

E rëndësishme është dhe mbështetja financiare, me projekte që BE e bën si pjesë e procesit të integrimit evropian, por janë dhe fonde të tjera që i shtohen dhe mbështesin projekte ndër rajonale.

BE nëpërmjet procesit të Berlinit, përgatit këto vende për të qenë pjesë e integruar e tregjeve të ndryshme, energjisë, transportit, hekurudhës, mallrave, njerëzve.

Besoj se e ndihmon shumë, nuk ka garanci dhe për faktin se një veto prej 27 vendeve mund të bllokojë gjithë procesin. Zhvillimi politik i BE-së apo çështjet e sigurisë në gjithë evropën ndikojnë në këtë proces.

Këto janë sinjale shumë pozitive pas disa vitesh stanjacian nga ana e BE-së për të çuar para këtë proces”, theksoi ai.

Related posts

A ka nevojë Vlora për një aeroport?

Xh M

Dhuna në derbin Tirana-Partizani, arrestohen katër tifozë, dy në kërkim

D V

Skandali seksual/ Alma Kaçi: Doja të investigoja abuzimet e pushtetit! Safet Gjici: Skenar i sajuar politik

Xh M