Agjencia Zhurnal.mk.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor, rajonit i kërkohen reforma, BE-ja vazhdon zgjerimin

Bruksel, 13 dhjetor – Afrimi i partnerëve të rajonit me BE-në dhe avancimin e integrimit të vendeve të Evropës Juglindore është në fokus të Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Vendeve aspirante u kërkohet përshpejtim të reformave dhe sidomos pavarësi në resorin e gjyqësorit. Janë të vetëdijshëm edhe për obligimet që duhet t’i bëjë vet Unioni, por zotohen se do t’i identifikojnë problemet për sfidat e ardhshme.

“Presim nga ata më shumë reforma me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, në fushën e pavarësisë së gjyqësorit. Mendimi im personal, bindja ime personale është se ne duhet të jemi gati në vitin 2030 dhe kjo kërkon përpjekje nga të dyja palët.”, – deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

“Duke pasur parasysh vështirësitë, sfidat dhe rreziqet që kanë ndikim në BE-në, në Ballkanin Perëndimor, në fqinjësi, për këtë arsye duhet të punojmë në dy drejtime: e para padyshim në zgjerimin që duhet ta shpejtojmë, sepse në fund është me rëndësi për garancinë e sigurisë dhe e dyta nën vështrim të politikës së jashtme, t’i përkrahim ata që rreshtohen me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë.”, – theksoi përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

Ndërkohë shefi i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski, nga Brukseli përkujton pasojat e bllokut që punojnë kundër eurointegrimit të vendit, që si pasojë nuk arritëm këtë vit ta mbajmë konferencën e dytë ndërqeveritare.

“Të gjithë e dini se ne kemi edhe një obligim që duhet ta mbarojmë dhe siç thash ajo varet prej nesh. Të kishin deri më sot të gjithë aktorët politik në shtetin tonë pozicion siç ka koalicioni qeveritar, atëherë sot situata këtu do të ishte më ndryshe, sepse do të flisnim për hapjen e klasterëve dhe kapitujve. Megjithatë ky diskutim do të vazhdojë, procesi dhe diskutimi do të vazhdojë dhe në mënyrë të pashmangshme do të mbarojë me hyrjen e RMV-së në BE.”, – u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Samiti diskuton edhe themelet ekonomike për të ardhmen, zbutjen e agresionit rus mbi Ukrainën, çështjen e përforcimit të sigurisë dhe sulmet kibernetike. Samiti për Ballkanin Perëndimor organizohet një ditë përpara Samitit të Këshillit Evropian nën presidencën spanjolle.

Related posts

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë

D V

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy