Agjencia Zhurnal.mk.

Samit rinor klimatik: Sistem arsimor i cili i përfshin ndryshimet klimatike

Shkup, 20 tetor – Të rinjtë duan më shumë mundësi për ta udhëhequr agjendën për ndryshime klimatike, duan siguri se liderët politikë do të kujdesen që modelet ekonomike të menaxhimit me vendin të jenë sa më të qëndrueshme, dëshirojnë të promovohet riparimi i gjërave në vend se të hidhen dhe të krijojmë mbeturina, duan shumë më tepër energji alternative në përgjithësi dhe sistem arsimor i cili është i fokusuar dhe i përfshin ndryshimet klimatike dhe të mësojnë sa më shumë përmes përvojës praktike.

 

Këtë sot e deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani para fillimit të Samitit rinor klimatik. UNICEF-i, së bashku me Ambasadat e Italisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e mbështetën këtë Samit.

Di Xhovani informoi se të rinjtë kujdesen shumë për këtë temë dhe theksoi se nga takimet me të rinjtë, diskutimet dhe bisedat për atë që është me rëndësi për ta, ndryshimet klimatike çdoherë janë mes tre pikat e para së bashku me stilin jetësor dhe cilësinë e arsimit.

“Sot është mundësia të dëgjohet zëri për atë që me të vërtetë është e rëndësishme për ta. Atë zë zyrtarisht ta dëgjojnë politikanët, personat zyrtarë, komuniteti”, tha Di Xhovani. Shtoi se muajin e kaluar në Milano ka pasur dy përfaqësues rinor nga vendi, ndërsa porositë e tyre do të prezantohen sot dhe muajin e ardhshëm në Gllazgou, në Samitin për ndryshimet klimatike globale.

Ambasadorja e Suedisë në vend, Kristin Forsgren Bengtson deklaroi se arsimi i fëmijëve fillon nga mosha e hershme, si dhe zhvillimi i vetëdijes për këto çështje dhe mu prandaj është me rëndësi çështjet për ndryshimet klimatike të kyçen që në fazat më të hershme të procesit arsimor.

Ajo shprehi kënaqësi që ka aq shumë të rinj të cilët vijnë dhe angazhohen, duke pasur parasysh se shkatërrimi i mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike janë sfidat më të mëdha me të cilat përballemi sot dhe kjo është mundësi që të rinjtë të dëgjohen dhe ta thonë mendimin e vet. Nga ana tjetër, edhe personat të cilët i bëjnë politikat shtetërore të mbajnë përgjegjësi për hapat e tyre dhe për atë se çka ndërmarrin, por edhe të gjithë ne si të rritur.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini deklaroi se askush më mirë se të rinjtë nuk e kupton krizën klimatike dhe askush prej tyre nuk është më i prekur.

“Ne si Ministri përgjegjëse për angazhim për politikat klimatike i marrim parasysh parimet kyçe të përmendura nga të rinjtë për aksion adekuat klimatik. Të menduarit afatgjatë, inkluziviteti, besimi. transparenca dhe qasja praktike, në atë kuptim muajin e kaluar sollëm edhe strategji afatgjate për aksionin klimatik i cili njeh arsimin dhe edukimin më të gjerë si komponent kyç ndërsektorial të aksionit klimatik, për të cilin zhvilluam një sërë masash dhe politikash në planin e aksionit”, tha Nuredini.

Është i domosdoshëm, siç theksoi, arsim gjithpërfshirës në të gjitha shkallët për sigurim të zhvillimit të qëndrueshëm për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe për përgatitje dhe krijim të vendeve të gjelbra të punës. “Për këtë nevojitet, jo vetëm zhvillim i programeve mësimore, por edhe edukim të kuadrit mësimor. Ne në ligjin e ri për aksion klimatik, të cilin po e punojmë, e parapamë obligimin për sjellje të aspekteve klimatike në të gjitha strategjitë dhe planet sektoriale, mes të cilave edhe në arsim në të njejtin nivel si edhe ato për energjetikë,. bujqësi dhe kështu më tutje”,tha Nuredini.

Presidenti Stevo Pendarovski e hapi Samitin rinor për ndryshime klimatike, ndërsa gjatë ditës pjesëmarrësit e Samitit do të diskutojnë për aksionin klimatik dhe rolin e të rinjve dhe për zërin e të rinjve për ndryshimet klimatike.

Related posts

Numri për raste urgjente 112 vendoset edhe në Maqedoni

Z H

Publikohen shifrat: Ka sa pacientë janë infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoni?

I Z

Rreth 700 pacientë të hospitalizuar përshkak të Covid

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More