Agjencia Zhurnal.mk.

Samit onlajn për tregti me mallrat për konsum të gjërë

Shkup, 28 tetor – Që të arrijnë kompanitë vendore me prodhimet e tyre për të depërtuar në disa nga tregjet e huaja duhet të kenë dëshirë shumë të madhe, rrezistencë, përkushtim dhe motivim që të arrihet qëllimi, por edhe përgaitja më e madhe para se të hyjnë në atë treg.

 

Këtë e porositi Ilina Bakev, drejtoreshë e “Mamas” Austri në fjalim në suaza të Samitit të shtatë për tregti me mallrat për konsum ë gjërë (FMCG) që sot mbahet onlajn. FMCG është ngjarje tregtare në organizim të magazinës InStore dhe agjencisë “Kliker marketing” që i bashkon profesionistët nga tregtia, shpërndarja. logjistika dhe të gjitha veprimtaritë tjera shoqëruese në industrinë e mallrave për konsum të gjërë.

Theksoi se është e domosdoshme dhe konstante testimi dhe ndryshimi i strategjisë për pjesëmarrje në treg.

Profesoresha e marketingut në Universitetin e Sarajevës Selma Kadiq-Maglajliq porositi se e rëndësishme është përfshirja e inteligjencës artificiale në procesin e marketingut dhe shitjes së prodhimeve.

Porositi se njerëzit të cilët punojnë në fushën e marketingut duhet të shfrytëzojnë mjete të cilat do t’u ndihmojnë në promovim dhe shitje, sepse siç tha, inteligjenca artificiale mund t’u ndihmojë më lehtë të depërtojnë dhe t’i prezantojnë prodhimet e blerësve potencial përmes ruajtjes së karakteristikave të tyre personale që mund të merren përmes të dhënave në internet.

Rej Gaul, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Retail Cities, duke folur për mundësitë për shitje në vitin 2020, inflacioni, efikasiteti energjetik dhe grumbullimi i rezervave, u rekomandoi njerëzve nga sektori se rëndë është ta planifikojnë buxhetin për vitin e ardhshëm dhe se duhet të koncentrohen në furnizimin kur flasin me partnerët potencial, ndërsa jo t’u tregojnë se çmimet gjatë gjithë kohës rriten. Inflacioni në vendin tonë, tha, së pari do të ndjehet në hipermarketet ashtu siç ndodhi në Itali.

Në samit 10 folës nga vendet e rajonit dhe vendet e huaja flasin për tema aktuale të problematikave të cilat e prekin sektorin, për mënyrat si të bëhet dallimi, si të veprohet në të gjitha sfidat, si të përdoren praktikat e kontrolluara, si dhe të mbijetohet në kohë të pasigurta të cilat bëhen konstante në punë dhe përfundimisht si të ketë vizion fitues. Ata përmes prezantimeve të tyre, në ngjarje të destinuar për tregtarët, prodhuesit, shpërndarësit, për industrinë shoqëruese dhe për të gjithë profesionistët nga sektori, flasin në tema aktuale dhe nxitëse për industrinë e tërësishme të shitjes me pakicë.

Related posts

Në UT u mbyll afati i tretë i regjistrimit për vitin akademik 2021/22

D V

Procesi i vaksinimit, qytetarët të interesuar për dozën e tretë

Redaksia

Cërvenkovska: Maqedonia po mbetet pa numër të mjaftueshëm të gjykatësve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More