Nga sot edhe zyrtarisht me të drejta të plota dhe me vendim nga Regjistri Qendror i Maqedonisë po e hapim shoqatën e parë të boksit profesionist në vend për promovim dhe menaxhim të boksierëve
Përvoja ime disa vjeçare në shtetet evropiane duke bashkëpunuar me menaxherët dhe promotorët me te mëdhenj evropian do ti shfrytëzoj tani edhe në vendin tim ku në të ardhmen do sjell shumë boksier të njohur, duke i mos anashkaluar as boksierët vendor që do ju jap hapësirë mjaft te madhe për bashkëpunim, promovim dhe managjim te tyre në vend dhe jashtë saj
Planifikohen që nga “ Management Promotion – ArenaRing ” të zhvillohen 2-3 evente në vit në qytete të ndryshme ku shpresoj të marr mbështetjen e duhur si nga Komuna e Çairit ku edhe kemi bazën si dhe nga qytet tjera , por edhe nga sponsorët e miqtē
Ne filluam, dëshmuam, andaj bashkëngjitu edhe ti projekteve tona të mëdha
Avdyl Salihu – Manaxher dhe Promoter i licencuar nga Federata e boksit profesional i Maqedonise dhe europian – EBU
