Agjencia Zhurnal.mk.

Sali: Në seancën e Qeverisë presim të votohen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Shkup, 21 mars – Presim të caktohet takim i Shtabit të Përgjithshëm të Krizave, dhe nëse ai mbahet, në seancën e nesërme të Qeverisë presim të votohen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, mes të cilave është edhe ai për heqjen e maskave të nxënësve të shkollave fillore, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Java epidemiologjike paraprake, shpjegoi ministri, nuk është tregues se në çfarë gjendje epidemiologjike jemi, ndërsa mbi bazë të atyre të dhënave marrim vendim për javën e ardhshme.

“Pati pika të cilat ne i miratuam si Komision, por nuk përshpejtuam me votim apo kalim si vendim i Qeverisë, sepse gjendja në javën e ardhshme   na imponoi se ndoshta  mund të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Për të mos qenë joserioz, ndërsa vendimi i Qeverisë është në fuqi dhe duhet të implementohet në funksionin e përditshëm të të gjitha institucioneve asnjëherë nuk nxitojmë me atë që presim edhe javën e ardhshme si do të veprojmë, ndërsa pastaj dy vendime i kalojmë në Shtabin e krizave”, tha Sali, duke u përgjigjur në  pyetjen e gazetarëve pas shënimit të fillimit të karvanit për vaksinim kundër Kovid-19 në Shuto Orizare.

Ai theksoi se dëshiron që t’i heqim maskat, megjithatë, siç shtoi, gjendja reale nuk e thotë atë.

“Çdo ditë ja nga 250 deri 300 të infektuar të rinj që do të thotë se ende nuk jemi në nivelin që e dëshirojmë.  Të infektuarit e rinj i kemi tregues se ende virusi qarkullon në popullatë. Sipas të dhënave ne jemi në zonën e gjelbër, por nuk jemi ende gati t’i heqim maskat”, shtoi Sali. 

Related posts

Gallup: Për 70% e bullgarëve më e rëndësishme është zgjidhja e kontestit se sa anëtarësimi i RMV-së në BE

Z.H

Dëshmia e sekretareshës maqedonase në Gjykatë: Kam dy banesa në emrin tim, por ato janë të Gruevskit (FOTO)

I Z

Në shkollat e Tetovës angazhohen 36 asistentë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More