Agjencia Zhurnal.mk.

Sali Berisha takon strukturat e PD-së në Has

Përpara foltores në vendlindjen e tij me demokratët e Tropojës, ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar edhe me strukturat e Partisë Demokratike të Hasit.

 

Hasianët të cilët e pritën me ovacione e brohorima i ftoi të bashkohen në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të cilin e ka pagëzuar si ditën e rithemelimit të Partisë Demokratike.

“Ftoj demokratët e Hasit me 11 Dhjetor në Kuvendin e rithemelimit të PD të rikthejmë PD në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluam.”

Përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet partia që themeloi vetë tre dekada më parë bëri Lulzim Bashën, duke e etiketuar peng të kryeministrit Rama.

PD përfundoi mjerisht për shkak të ish-kreut të saj peng të Edvin Kristaqit këtij tregtari të trojeve shqiptare, vasalit të Vuçiçit.

Ky takim vjen pak orë përpara foltores që Berisha do të mbajë me demokratët e Tropojës pasditen e sotme.

Related posts

Merkel: Bashkpunimet rajonale kanë mbështetjen e BE-së dhe Gjermanisë

N E

Paralajmëroi protestë kombëtare, Berisha tregon orën dhe ditën

Redaksia

Ligjet shqyrtojnë sot dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për Bashkëqeverisjen, Meta: Cënon dispozita konkrete të Kushtetutës, centralizon më shumë pushtetin tek një institucion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More