Agjencia Zhurnal.mk.

Sali Berisha paralajmëron protesta kundër Ramës

Lideri historik i PD, Sali Berisha e sfidoi edhe një herë nga foltorja e Librazhdit Lulzim Bashën duke e ftuar që të verifikojë vlefshmërinë e firmave të delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit numri i të cilëve po shkon në 5 mijë.

“Lidhur me firmat, jo vetëm që janë 4200, por e vërteta është që po shkoj drejt 5000. Pse ne nuk i publikojmë? Ka 3 pengesa të mëdha ligjore, që ato kurrë s’mund të publikohen. E para është Ligji i të Dhënave Personale, e dyta është neni i Kushtetutës që mbron të dhënat personale. E treta është Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që nuk lejon publikimin e të dhënave personale”.

Kryetari i PD Berisha i ka numëruar Bashës 4 humbjet në përballjet elektorale me socialistët ndërsa paralajmëroi se qytetarët do të ngrihen në protesta në sheshe kundër keqqeverisjes për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Related posts

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 42-vjeçari var veten në banesë

Xh M

Meta: Liria, pluralizmi dhe dinjiteti i qytetarëve janë në rrezik

Xh M

Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexei Navalnyn

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More