Agjencia Zhurnal.mk.

Sali Berisha njofton konferencë për shtyp në orën 19:00

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp këtë të mërkurë. Mësohet se konferenca për shtyp do të zhvillohet në orën 19:00 në një prej hoteleve në Tiranë.

 

“Sot në orën 19:00 do të zhvilloj një konference për shtyp në Hotel Rogner. Ftoj të gjitha mediat, sipas dëshirës, të jenë të pranishme”, tha Berisha.

Një ditë më parë, në foltoren që zhvilloi në Pogradec, Berisha deklaroi se do të depozitohen në PD 4200 firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha e quajti këtë një lajm të keq për Bashën dhe i bëri thirrje që të përulej dhe të dëgjojë demokratët.

“Nesër dorëzohen 4 mijë e 200 firma për Kuvendin Kombëtar. I them kryetarit pa parti: Përkulu para anëtarëve të partisë demokratike. 4200 kanë firmosur, por 10 mijë të tjerë do të vijnë, do të jetë festa më e madhe e Partisë Demokratike, do të jetë triumfi i saj, do të rikthehet më e fortë se kurrë”, tha Berisha.

Më herët, lideri historik i demokratëve ka deklaruar se Kuvendi do të mbahet më 11 Dhjetor.

Related posts

Rama publikon pamjen e re të DPSHTRR në Laç: 111 mijë shërbime në vit për 55 mijë drejtues mjetesh

D V

Edi Rama: Në Shqipëri nuk do të ketë kampe refugjatësh

N E

Arrestohet i dyshuar për vjedhje në Tiranë, i hapte banesat me kartë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More