Agjencia Zhurnal.mk.

Sali Berisha dëshmon në Prokurori për protestën e 8 janarit

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është paraqitur të enjten, 13 janar, në Prokurorinë e Shtetit për të dhënë dëshminë e tij për protestat e fundjavës para selisë së Partisë Demokratike, të cilat shpërthyen në dhunë.

 

I ftuar në cilësinë e deklaruesit, Berisha u përgjigj ndaj pyetjeve të Prokurorisë për mbi dy orë.

Në hyrje të Prokurorisë, ai është pritur nga simpatizantët e Partisë Demokratike, një pjesë e të cilëve e mbështesin në betejën politike për të shkarkuar kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha nga udhëheqja e kësaj partie.

Ai i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë në Tiranë, e cila po heton rrjedhën e ngjarjeve të dhunshme të protestës së 8 janarit, kur Berisha kishte tentuar të hynte në selinë e PD-së.

Në deklaratën pas intervistës në Prokurori, Berisha theksoi se ka ofruar dëshmi se dhuna është nxitur nga njerëz të armatosur brenda selisë së PD-së, duke aluduar që përplasja ishte provokuar nga kampi i përkrahësve të Bashës.

Ai akuzoi Bashën për lidhjen e tij me figura të krimit.

“A e imagjinonit ju këtë njeri që të ishte kaq i hapur, kaq flagrant në lidhjet e tij me krimin?” deklaroi Berisha para gazetarëve duke akuzuar kryetarin e PD-së.

“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë, dhe një bandë në një kohë që mbrohej nga garda?…”

“Në qoftë se do të qëndrosh në politikë, s’mund ta bësh atë kurrë. Çfarë i premton vendit tënd? Krimin, dhe vetëm krimin,” deklaroi para gazetarëve Berisha.

Protestuesit duke tentuar që të futen në selinë e PD-së në Tiranë më 8 janar 2022.
Protestuesit duke tentuar që të futen në selinë e PD-së në Tiranë më 8 janar 2022.

Lufta direkte politike brenda PD-së, e ndarë në këto dy kampe, ka hyrë në muajin e dytë të zhvillimeve, të cilat kanë parë përplasje të ashpra mes përkrahësve të dy liderëve me veprime dhe kundër-veprime për të testuar fuqinë e tyre.

Përçarja e tyre ka filluar pas vendimit të Bashës për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur Berishën persona non-grata për lidhjet e tij me korrupsionin, si dhe presionit amerikan ndaj PD-së për t’u distancuar nga Berisha.

Të premten para Prokurorisë është ftuar edhe Basha, i cili akuzon Berishën si organizator dhe nxitës të protestës dhe ndërhyrjes së dhunshme në selinë e PD-së.

Related posts

Gazmend Bardhi: Tollovia e Berishës dhe “Qifja” që i mbush sallat e “Foltores”

N E

SHISH dhe Kundërterrori angazhohen për të hetuar përfshirjen e rusëve në skandalin e pagave në Shqipëri

D V

PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë: Falsifikuan vulën dhe simbolet e partisë për të realizuar qëllimet e tyre (Emrat)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More