Agjencia Zhurnal.mk.

Salah kërkon garanci për skuadrën përpara se të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Liverpoolit

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah kërkon siguri për planet e klubit për vitet e ardhshme, pasi duhet të jetë i bindur për rinovimin e kontratës.

 

Sipas mediumit Sky Sports, kushtet financiare nuk janë çështja e vetme që pengon Salah të zgjasë marrëveshjen e tij me klubin nga Anfield.

Ndërsa ai dëshiron të fitojë një pagë më të lartë se sa i ofrohet, Salah gjithashtu dëshiron të sigurohet se do të luajë për një klub që sfidon trofe të mëdhenj.

29-vjeçari dëshiron të dijë se Liverpooli do të investojë në lojtarët më të mirë në botë për të ndërtuar një ekip që pretendon titullin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Tifozët do të shpresojnë që Salah të rinovojë kontratën, duke pasur parasysh kontributin e tij jetik me shënimin e golave dhe asistimeve këtë sezon.

Salah ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të qëndruar në Liverpool para disa ditësh.

“E kam thënë disa herë, nëse vendimi varet nga unë, dua të qëndroj në Liverpool. Por, vendimi është në dorën e menaxhmentit dhe ata duhet ta zgjidhin këtë çështje”, ka thënë Salah për MBC Masr TV.

Ndryshe, Ish-sulmuesi i Romës ka shënuar 20 gola në 21 paraqitje deri më tani. 

Related posts

Xavi e dëshiron në ekip, Januzaj pranë kalimit tek Barcelona

Z H

Xavi zbulon sekretet e tij prej trajneri

D V

Wahbi Khazri shënon golin e vitit pas një goditje të çmendur prej rreth 70 metrash largësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More