Agjencia Zhurnal.mk.

Sa ka lëvizur përpara politika e Jashtme e Maqedonisë së Veriut? Ministri Osmani jep përgjigjen

Shkup, 16 maj – I pari i Diplomacisë së vendit Bujar Osmani në intervistën e sontme për Klan M ka folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi, rolin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së dhe rëndësia që iu dha Shkupit zyrtar për të qenë nikoqire e dialogut.

“Mirënjohje për ne, që u zgjodh pikërisht Maqedonia e Veriut si vend ku do të mbahet dialogu Kosovë- Serbi, dhe ajo u spostua nga Brukseli. Dhe, kur shndërroheni në alternativë të Brukselit atëherë ju jeni faktorë serioz në skenën ndërkombëtare, ose keni treguar kredibilitet në rolin tuaj në rajon. Këtu është edhe përgjigjja në pyetjen e parë që parashtruat, se a ka lëvizur diçka në politikën e jashtme.

Unë mendoj se ka lëvizur shumë, në aspekt të krijimit të kredibilitetit dhe rolit të ri të shtetit”, tha mes tjerash ministri Osmani.

Related posts

Kush nga shtetet ballkanike ka numër më të madh të ushtarëve profesionistë?!

Xh M

Shënohet Dita ndërkombëtare e Romëve

Xh M

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy