Agjencia Zhurnal.mk.

Sa ishin rrogat prokurorëve e gjykatësve?

Sa ishin rrogat prokurorëve e gjykatësve dhe sa do t’u zbriten me vendimin e Kurtit?

 

Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e vitit 2017 të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Ky vendim ka nxitur shumë reagime dhe është kundërshtuar.

Njohësit e drejtësisë, vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve po e shohin si të kundërligjshëm dhe si diçka që mund t’i hapë mundësi korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Por sa janë paguar deri sot prokurorët dhe gjyqtarët dhe për sa pritet të ju ulen pagat?

Bazuar në deklarimet e pasurisë së prokurorëve dhe gjykatësve në vitin 2017 dhe në vitin 2022, një gjykatësi pritet t’i ulet paga për 833 euro.

Një gjyqtare në vitin 2017 është paguar 1.417 euro për një muaj.

Ndërsa, e njëjta në vitin 2022 në deklarimin e pasurisë ka treguar se të hyrat e saj vjetore nga KGJK janë 27 mijë e 438 euro, që i bie 2 mije e 286 euro në muaj.

Pra, kësaj gjyqtareje pritet t’i ulet paga për 869 euro.

Një prokurore në vitin 2017 ka deklaruar të hyra vjetore nga Prokuroria e Shtetit 17 mijë e 454 euro, që i bie se atëkohë paga mujore e saj ka qenë 1 mijë e 454 euro.

Ndërsa e njëjta në vitin 2022 ka deklaruar se nga Prokuroria e Shtetit ka të hyra 33 mijë e 668 euro, apo 2 mijë e 805 euro në muaj.

Por, të njëjtes pritet t’i ulet paga për 1 mijë e 351 euro.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se zyrtarët që janë paguar 1 mijë e 900 euro, pritet ta kenë pagën rreth 1 mijë. Ata që janë paguar 2 mijë e 200 euro, pritet ta kenë pagën rreth 1 mijë e 100.

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, në një prononcim për Gazetën Express tha se ulja e pagave është e paarsyshme dhe si pasojë e këtij vendimi prokurorët dhe gjyqtarët do të paguhen qindra euro më pak.

Lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ish-kryeprokurori Beka tha se paga ndikon në objektivitetin dhe paanësinë e një prokurori.

Related posts

Lirohen Dardan Molliqaj dhe tre aktivistë të PSD-së, kërkohet paraburgim për dy të tjerë

Z.H

Nic: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë

Xh M

​Kurti takon Borrell: Reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin bazohen veprimet e Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More