Agjencia Zhurnal.mk.

Ruskovska nuk do të ketë mandat për ta hetuar krimin e organizuar

Shkup, 17 Nëntor – Prokurorja Vilma Ruskovska nuk do të ketë mandat për të hetuar krimin e organizuar. Momentalisht ajo nuk mund të jetë prokurore aktive për shkak të suspendimit.

 

Këshilli i Prokurorëve Publik javën e ardhshme duhet të merr vendim në të cilin Ruskovskën duhet ta kthejnë në Prokurorinë ku ka punuar më herët. Megjithatë, këshilli ende nuk e dinë statusin e saj nëse ajo është e suspenduar nga Prokuroria për Krim të Organizuar ose nga Prokuroria e Shkupit.

“Për prokuroren Vilma Ruskovska është marrë Vendim për tërheqjen nga funksioni i prokurorit publik gjatë kohës së procedurës penale kundër saj dhe ky vendim është vërtetuar edhe nga Këshilli i Prokurorëve Publik”, thonë nga Prokuroria.

Kallëzimi penal është për shkak të kontrollit të Prokurorisë në Policinë Financiare, ndërsa institucione dyshon se prokurorja ka keqpërdorur funksionin dhe se kanë bërë falsifikim për të kontrolluar institucionin.

Related posts

Moti sot i vranët dhe me rreshje shiu

Z.H

VMRO akuzon pushtetin se ka shkaktuar kaos në arsim

Xh M

Kush alarmoi për rastin e Muhamed Zekirit?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More