Agjencia Zhurnal.mk.

Ruskoska: Edhe mua më kërcënuan me jetë nëse nuk i dënoj Zoran Zaevin dhe familjen e tij

Shkup, 27 janar – Përpos Ljubomir Joveskit, edhe Villma Ruskoska para një muaji paska pranuar kërcënim me jetë nëse nuk i dënon Zoran Zaevin dhe familjen e tij.

Ruskoska rastin e ka paraqitur në polici ndërsa nga MPB ka marë sigurim shtesë, gjë që i takon me ligj, informon Zhurnal.

“Kërcënimet ishin se njerëz të pafajshëm po qëndrojnë në burg ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaevët janë në liri. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të më vrasin.

Letrat arritën më 23 apo 24 dhjetor. Kishte dy letra dhe të dyat në këtë kuptim”, thotë Vilma Ruskoska për DW.

Për atë nëse në letrën për Ruskoskën shkruhet se kush qëndron pas saj nuk ka informata ndërsa tek rasti i Joveskit shkruhet se është dërguar një organizatë terroriste e cila vret për padrejtësi.//Zhurnal.mk

Related posts

Të shprehurit më mirë në gjuhë të huaja sesa në gjuhën amtare po shqetëson mësimdhënësit në shkolla

Xh M

Zyrtare: Prince Balde i bashkohet Dritës

Redaksia

Ademi: Kundër Qipros nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More