Agjencia Zhurnal.mk.

Ruskoska: Edhe Kamçev edhe Janakieski mund të ikin

Shkup, 30 nëntor – Duke folur për rastin “Perandoria”, ku njëri prej të akuzuarve është edhe biznesmeni Jordan Kamçev, si dhe për rastin “Parcelat në Vodno”, përshkak të cilit ai ngeli në paraburgim edhe përskaj garancave të ofruara me të holla, prokurorja Villma Ruskoska është decide se ai duhet të ngelë edhe më tej në paraburgim, informon Zhurnal.

“Mbrojtja e ka politizuar rastin me atë që ftonte vëzhgues ndërkombëtarë. Unë personalisht nuk kam patur presion nga askush. Kam folur me prokuroren dhe ajo është absolutisht e sigurtë se nëse lëshohet Kamçev nga burgu, do të ikë”, tha shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar sot në Utrinski Brifing.

Sa i përket rasteve ku i akuzuar është ish ministri i transportit Mile Janakieski, prokurorja tha se edhe për të ka indicje për të ikur.

“Kemi aktvendim të shkallës së parë prej gjashtë viteve dhe tre muajve. Ka lëndë ku është i akuzuar dhe janë në fazë finale. Paramendoni nëse shpallet fajtor në gjysmën e këtyre lëndëve. Përshtypja ime është se nëse mer vendim edhe për ndonjë lëndë, ai do t’ia mbathë”, thotë Ruskosa.//Zhurnal.mk

Related posts

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Redaksia

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

Xh M

Studentët e UT-së vazhdojnë ta lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy