Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia vetëm në muajin tetor ka regjistruar 75 mijë të vdekur shkaku i COVID-19

Rusia kishte 74,893 vdekje të lidhura me COVID-19 vetëm në muajin tetor, muaji më vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë, raportoi të premten agjencia statistikore Rostat.

 

Numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në Rusi ishte 520 mijë në fund të muajit tetor, sipas Rostat, i cili ka një përkufizim më të gjerë të vdekjeve të lidhura me virusin sesa vlerëson qeveria.

Sipas raportit, Rusia, me 145 milionë banorë, është vendi i tretë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Sipas qeverisë ruse, 278,857 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, raporton washingtonpost.

Ndryshe, Rusia ka disa vaksina të veta, duke përfshirë Sputnik V, por vetëm 39.9 për qind e 144 milionë rusëve janë plotësisht të vaksinuar.

Related posts

Të shtënat me armë në ajër marrin jetë në Kabul, të paktën 17 të vdekur

D V

Zhduken armët që u shfrytëzuan gjatë grusht shtetit në Turqi – Qeveria turke thonë se u humbën edhe pse ishin nën mbrojtje të shtetit

D V

Vajza e John F Kennedy emërohet ambasadore e SHBA-së në Australi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More