Një anije patrulluese ruse dhe një avion luftarak kanë shtënë në shenjë paralajmërimi ndaj luftanijes britanike në Detin e Zi, raportohet në Rusi.
Agjencia e lajmeve “Interfax” ka cituar Ministrinë e Drejtësisë tek thoshte se anija mbrojtëse e Britanisë është futur në ujërat territoriale të Rusisë, afër Krimesë.
Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014 por ende nuk është njohur ndërkombëtarisht, transmeton BBC.
Anija britanike ka ndryshuar drejtim pas të shtënave, ka thënë Moska.
Anija patrulluese gjuajti dy herë, ndërsa avioni luftarak lëshoi katër bomba në rrugën e saj/koha