Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia shqetëson Perëndimin, teston raketat kundër satelitëve

Rusia alarmon sërish Perëndimin, këtë herë me një test raketor kundër satelitëve. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se një raketë ruse goditi të dielën, një satelit të këtij vendi duke e shkatërruar e duke përhapur në hapësirë mbi 1500 copëza mbetjesh.

 

Sipas komandës hapësinore të ushtrisë amerikane, copëzat rrezikojnë të godasin stacionin hapësinor ndërkombëtar ISS por edhe raketat që dërgojnë vazhdimisht kozmonautë drejt këtij stacioni, apo satelitë të tjerë që ndodhen në hapësirë, e madje mund të bien papritur në sipërfaqen e tokës.

Kozmonautët që ndodhen pranë stacionit hapësinor ndërkombëtar, u futën për disa orë në kapsulat e sigurisë, gjatë këtij testi.

Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi këtë test, duke kritikuar Moskën për papërgjegjshmëri. Ndërsa vetë pala ruse nuk ka bërë asnjë reagim. Teste të tilla janë kryer edhe nga Shtetet e Bashkuara në 1959-ën kur satelitët ishin një teknologji e re dhe e rrallë.

Related posts

Kanadaja shpall gjendje të jashtëzakonshme pas stuhisë

D V

Vdes nëna boshnjake që po kërkonte eshtrat e të birit që vdiq në masakrën e Srebrenicës

D V

Gjenerali i EBA-së i akuzuar për torturë zgjidhet president i INTERPOL-it

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More