Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia shënon rekord të ri të viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor. Autoritetet njoftuan për 737 të vdekur në 24-orëshin paraprak dhe për 23,378 raste të reja pozitive. Infeksionet e konfirmuara ditore në Rusi janë rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar: nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 23,000 këtë javë.

 

Si shkaktar i gjendjes shihet varianti Delta i koronavirusit.

Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëhershme. Delta ka shkaktuar valë të re infeksionesh edhe në vende të tjera, ndërsa në Kosovë, deri më tani, janë konfirmuar dy raste me këtë variant.
Në Rusi, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, nuk ka plane për izolim. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 184 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur. Vendi më i prekur është SHBA-ja, me mbi 33 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 605,000 viktima. Deri më tash, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.2 miliardë vaksina kundër koronavirusit.

Related posts

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Redaksia

Autoritetet e spitalit në New Jersey pushojnë nga puna gjashtë punonjës që nuk u vaksinuan kundër COVID-19

D V

“Këpurdhat e Zeza” shkaktare të më shumë se 4300 vdekjeve në Indi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More