Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia paralajmëron Anglinë: Herën tjetër, do t’ju fundosim anijet!

Një ditë pas incidentit në afërsi të brigjeve të Krimesë, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov paralajmëroi Britaninë se herën tjetër, anijet e saj do të bombardohen e fundosen nëse i afrohen shumë gadishullit të aneksuar nga Moska në 2014-tën.

 

Mediat britanike thonë se destrojeri anglez kishte hyrë brenda kufirit prej 12 miljesh të Krimesë, qe perëndimi e sheh si ujëra ndërkombëtare ndërsa Rusia e konsideron territor të sajin. “Ne mund të bombardojmë jo vetëm në drejtim te objektit, por edhe drejt e në shënjestër, nëse kolegët tanë nuk e kuptojnë”, tha Ryabkov i cituar nga Associated Press.

Por Britania thotë se këto ujëra janë të Ukrainës dhe do të vazhdojë lundrimet në atë zonë. Rusia tha të mërkurën se një nga anijet e saj luftarake në Detin e Zi qëlloi me të shtëna paralajmëruese dhe një aeroplan luftarak hodhi bomba për të detyruar largimin e destrojerit britanik, megjithatë Londra i mohoi këto pretendime dhe këmbëngul se nuk ka patur të shtëna ndaj anijes së saj.

Kjo është hera e parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë që Moska thotë se ka përdorur municion real për të parandaluar një anije luftarake të NATO-s, duke reflektuar rrezikun në rritje të incidenteve ushtarake mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit./TCH

Related posts

Pelosi mbërriti në Singapor

Xh M

Këshilli i Evropës suspendon Rusinë

D V

Biden do të urdhërojë sanksione ekonomike pasi Rusia njohu dy rajonet separatiste të Ukrainës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More