Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia nis ndërtimin e ‘dhëmbëve të dragoit’, strategjia për të ndaluar avancimin e ukrainasve

Për shkak të disfatave të njëpasnjëshme në jug dhe lindje të Ukrainës, ushtria ruse po përdor çdo lloj mjeti për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të vendasve në fushën e betejës.

 

Raportet e inteligjencës bëjnë me dije se ditët e fundit, Rusët kanë nisur ndërtimin e strukturave piramidale, të quajtura “dhëmbët e dragoit” rreth Mariupolit.

“Ata kanë dy fabrika për prodhimin e strukturave të betonit, që janë ideuar kundër mjeteve të blinduara. ‘Dhëmbët e dragoit’ janë vendosur midis Mariupolit dhe fshatit Nikolska dhe nga veriu i Mariupolit deri në fshatin Stari Krim”, shkruhet në raport.

Sipas britanikëve, përveç Mariupolit, dhëmbët e dragoit po ndërtohen edhe në Zaporzhzhia dhe Kherson.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, termi “dhëmbët e dragoit” i referohej strukturave të rregullta piramidale të përdorura për të bllokuar ushtritë që përparonin.

Related posts

Çfarë nënkuptojnë kërcënimet e Putinit me “kundërpërgjigje rrufe”?

Xh M

Shmangin mobilizimin e pjesshëm, mijëra rusë fillojnë të braktisin Rusinë

Xh M

Salivan: Besojmë se Irani do t’i sigurojë qindra fluturake ushtarake Rusisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More