Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia ndaloi gazin përmes Rrjedhës veriore 1 për tre ditë

Rusia ndaloi sot dërgimin e gazit në Evropë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1. Evropa është informuar se Gazprom do të mbyllë gazsjellësin Rrjedha Veriore 1 për Gjermaninë nga 31 gushti deri më 3 shtator.

 

Njësia e vetme e pompimit Trent 60 që funksionon do të ndalet për tre ditë për mirëmbajtje dhe mirëmbajtje parandaluese, thuhet në kumtesën e kompanisë ruse të naftës.

Një sërë procedurash rutinë, në përputhje me kontratën aktuale të mirëmbajtjes, do të kryhen nga ekspertët e kompanisë së bashku me kolegët e “Siemens”, saktëson Gazprom.

Të dhënat nga faqja e internetit e operatorit Rrjedha veriore 1 tregojnë se fluksi ishte zero midis orës 04:00 dhe 05:00 herët në mëngjes.

Qeveritë evropiane kanë frikë se Moska mund ta zgjasë këtë pezullim për të shlyer sanksionet që u vendosën ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Ata akuzojnë presidentin rus Vlladimir Putin për përdorimin e rezervave energjetike si një “armë lufte”, ndërsa Moska mohon pretendime të tilla.

Ndërprerja ruse dhe shkurtimet e furnizimit kanë rritur çmimet e gazit dhe kanë detyruar qeveritë evropiane të përpiqen për furnizime alternative përpara dimrit.

Kufizimet e mëtejshme në furnizimin me gaz të Evropës do të përkeqësonin një krizë energjetike që tashmë solli në rritjen e çmimeve të gazit me shumicë për më shumë se 400 për qind që nga gushti i kaluar, duke rritur koston e jetesës për konsumatorët dhe bizneset dhe duke i detyruar qeveritë të shpenzojnë miliarda për të lehtësuar këto ngarkesa.

Related posts

Më shumë se 50 persona e humbën jetën në një shkollë në Etiopin

Xh M

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

Redaksia

Rrëqethëse, varka me 20 trupa të pajetë të njerëzve gjendet në Oqeanin Atlantik

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More