Pas vendosjes së imunitetit të tufës qytetarët do të mund të vaksinohen një herë në vit me njërën nga vaksinat e regjistruar kundër COVID-19 në vend.
Rusia sot regjistroi 669 vdekje të tjera nga COVID-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin e viktimave në 135.214, njoftoi Qendra ruse për Kontrollin dhe Parandalimin e Koronavirusit.Vendi ka shënuar një rënie në numrin e rasteve me COVID-19, me 21.042 infeksione të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 5.51 milionë.
Numri i personave të shëruar u rrit me 16.356, duke arritur në 5.93 milionë. Megjithëse Moska raportoi më pak raste, 5.823 krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.35 milionë.
Ministria ruse e Shëndetësisë ka bërë një rekomandim të përkohshëm në lidhje me procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.
Sipas kësaj, pas vendosjes së imunitetit të tufës qytetarët do të mund të vaksinohen një herë në vit me njërën nga vaksinat e regjistruar kundër COVID-19 në vend.
Rusia deri më tani ka administruar mbi 23 milionë doza të vaksinës.