Agjencia Zhurnal.mk.

Rusia bën propagandë në Ballkan – shfrytëzon profesorë, politikanë dhe klerikë fetarë

Shkup, 3 mars – Dezinformatat në Ballkan po vazhdojnë dhe këtë më së miri po e shfrytëzon Rusia.

Ajo nuk po kursen asnjë pozitë në shtetet Ballkanit, vetëm e vetëm që të depërtojë te çdo shtresë e shoqërisë.

Në Samitin Ballkanik për dezinformimin, u ngrit alarmi se Rusia po përdorë politikanë, institucione fetare dhe mediat që të zhvillojë propagandën e saj.

Jasna Jelisiq, nga EEAS tha se një studim ka treguar se nga dezinformatat ndikohen edhe mjekët dhe gjyqtarët.

Kurse Vlladimir Sazanov thotë se për të shtrirë propagandën e saj, Rusia jep edhe mito. Sipas tij, ndikohen edhe akademikët dhe klerikët fetarë.

Por si të parandalohet kjo?

Vlerësohet se duhet të ketë bashkim forcash në mënyrë që njerëzit të edukohen për të dalluar lajmet e rreme.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky