Agjencia Zhurnal.mk.

Rusët sulmojnë aeroportin ushtarak dhe depon e naftës pranë Myrhorod

Një sulm ajror rus dëmtoi një pistë aeroporti dhe një depo karburanti pranë qytetit të Myrhorod në rajonin qendror-lindor të Poltava të Ukrainës sot, tha guvernatori Dmytro Lunin në një postim në internet. 

Këtë e ka konfirmuar edhe ushtria ruse. Ushtria ruse tha këtë të shtunë se ka sulmuar një aeroport ushtarak në rajonin Poltava të Ukrainës.

Helikopterë luftarakë dhe avionë u shkatërruan, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se janë goditur edhe depo të karburantit dhe armëve, makina të blinduara e municione.

Related posts

“Mijëra” të bllokuar në Mariupol, thotë Zelensky ndërsa e quan rrethimin rus “një operacion terrorist”

D V

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

D V

Biden mbërriti në Pnom Pen në samitin e ASEAN

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More