Agjencia Zhurnal.mk.

Rufat Yuseini: Nëse autobusi nuk ka poseduar licencë, nuk është dashur të lëshohet në kufi

Shkup, 24 nëntor – Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport, Rufat Yuseini ka folur për aksidentin rrugor në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona. Yuseini thotë se në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor, Drejtoria Doganore në vendkalimet kufitare duhet patjetër ta kthejë transportuesin, nëse nuk posedon certifikatë të licencës, transmeton Zhurnal.

 

“Nëse autobusi vërtetë nuk ka poseduar certifikatë nga licenca në vendkalimin kufitar Deve Bair nuk është dashur ta lejojnë ta lëshojë shtetin. Megjithatë vlerësoj se ky lëshim nuk ka ndikuar për fatkeqësinë. Organet kompetente në Bullgari si shkaktarët të fatkeqësisë i përmendin kushtet në rrugë, gjendjen  autobusit dhe faktorin njeri. Askush nuk e përmendi certifikatën e licencës. Megjithatë duhet të posedojë, ne do të bëjmë verifikime se pse nuk e posedon, por ky nuk është faktor vendimtar në këtë fatkeqësi”, thekson Yuseini në Utrnski Brifing.

Related posts

Nevzat Bejta: Zotohem që përkushtimi për Gostivarin do të jetë më i madh se kurrë më parë

Redaksia

Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në ora 19

D V

Zaev: Toleranca, së bashku me respektimin e dallimeve dhe njohjen e të drejtave të të tjerëve, janë në themelet e “Një shoqërie për të gjithë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More